Zemaj njofton nisjen e testimeve masive në Kosovë: Po përgatitemi për një valë të dytë

schedule13:26 - 25 Qershor, 2020

schedule 13:26 - 25 Qershor, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka njoftuar nisjen e testimit masiv në popullsi. Këtë deklaratë ministri e bëri gjatë takimit me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Zemaj ka bërë të ditur se nga Ahmeti është bërë një propozim me 8 pika në menaxhimin e situatës Covid-19, për të cilat tha i kanë marrë parasysh dhe se do të dërgohen në MSH dhe IKSHPK.

Ai ka thënë se nga Ahmeti është bërë një propozim me 8 pika në menaxhimin e situatës Covid-19, për të cilat tha i kanë marrë parasysh dhe se do të dërgohen në MSH dhe IKSHPK.

Ministri më tej theksoi se janë duke menduar për testime masive për Covid-19.

“Ne jemi shumë konkret, duhet të ecim tutje do të kalojmë edhe në testime masive, kemi formuar brenda MSH-së grupe të ekspertëve që janë duke u marrë me rekomandime dhe strategji të qarta ani-covid për tre muajt e ardhshëm, pasi po përgatitemi se mund të kemi një valë të dytë”, ka thënë Zemaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!