Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, FSHF me njoftim për shortin

schedule12:50 - 25 Qershor, 2020

schedule 12:50 - 25 Qershor, 2020

Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë përcaktohen nesër dhe kjo është zyrtare. FSHF ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se shorti do të hidhet nesër prej orës 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis janë ekipet e kualifikuara dhe nesër do të mësojnë pjesën e mbetur të rrugëtimit në këtë kompeticion, që të siguron një vend në kupat e Europës.

Kukësi është fituesi në fuqi i këtij kompeticioni dhe finalja është përcaktuar të zhvillohet me datë 2 gusht. FSHF më parë ka publikuar si data të gjysmëfinaleve 1 dhe 15 korrikun. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!