Një studim i kohëve të fundit konfirmon se leximi i një teksti me zë të lartë ndihmon memorizimin afatgjatë. “Efekti i prodhimit” është thelbësor në këtë proces.
Është më e lehtë të kujtosh një tekst nëse e lexon me zë të lartë. Konfirmimi i kësaj thënieje popullore vjen nga një studim me 95 vullnetarë i Universitetit të Waterloo në Kanada. Me rëndësi të madhe për kujtesën afatgjatë është i ashtuquajturi efekt i prodhimit, që do të thotë të shqiptosh fjalët (dhe t’i dëgjosh përsëri).
Aktivizimi i memories … 95 pjesëmarrësit u vunë për të mësuar përmendësh një tekst në 4 mënyra të ndryshme: duke e lexuar atë vetë, duke e dëgjuar atë nga leximi i dikujt tjetër, duke dëgjuar regjistrimin e vetes dhe duke e lexuar me zë të lartë; dhe me këtë qasje të fundit pjesëmarrësit morën rezultatet më të mira.
“Ky studim konfirmon se të mësuarit dhe kujtesa përfitojnë nga përfshirja aktive,” thotë Colin M. MacLeod, kreu i Departamentit të Psikologjisë dhe bashkëautor i hulumtimit.
“Të moshuarit zakonisht këshillohen të bëjnë puzzles dhe fjalëkryqe për të forcuar kujtesën e tyre”, vazhdon MacLeod. “Ky studim sugjeron se edhe prodhimi aktiv përmirëson kujtesën”.
Por, siç kujton MacLeod, është e rëndësishme të shtojmë se edhe “stërvitja e rregullt dhe aktiviteti fizik kontribuojnë në forcimin e kujtesës”./abcnews.al