Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi i është drejtuar kryetares së KLGJ-së Naureda Llagani gjatë raportimit të saj në Kuvend për vonesat e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.
Ruçi tha se nuk ka arsye që këto dy hapa të mbajnë peng Shqipërinë deri në Bruksel.
“Kuvendi është i interesuar kur do të plotësohen vakancat në GJL dhe GJK. Nuk ka asnjë arsye që ju me moshapjen e vendeve në Gjykatën e Lartë të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel.
Kur themi të hapen menjëherë dhe të përfundojë sa më shpejt. Të mos jemi te momenti që të bëhet një mbledhje e posaçme e Kuvendit për këtë pikë”, tha Ruçi.
Llagani iu përgjigj pyetjes së deputetit Zef Shtjefni lidhur me hapat e drejtësisë lidhur me hapat e organeve të drejtësisë për masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
“Kjo ka qenë lajtmotivi i Reformës në Drejtësi. Po punojmë intensivisht. KLGJ është një organ që bashkëpunon mirë me ILD. Këshilli do marrë shumë masa për ata gjyqtarë që janë të korruptuar”, deklaroi Llagani./abcnews.al