Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hashim Thaçi reagon për akuzat e Hagës vetëm me një foto

schedule11:41 - 25 Qershor, 2020

schedule 11:41 - 25 Qershor, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas ngritjes së akuzës nga Haga për krime lufte.

Kreu i shtetit ka postuar një foto ne kopertinën e faqes së tij të Facebook me logon e UÇK. Thaçi ka zgjedhur këtë mënyrë për të dhënë mesazhin e tij, vetëm me një foto, duke mos thënë asnjë fjalë.

Prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK Kadri Veselin.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaç, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.

Kjo akuzë për kreun e shtetit erdhi vetëm disa ditë para takimit të palës kosovare me atë serbe në Shtëpinë e Bardhë për dialogun. Thaçi ishte kryedegociator i palës kosovare, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti njoftoi mëngjesin e sotëm anulimin e vizitës. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!