Nisja e seancës plenare ka nisur me revoltën e deputetëve të opozitës për vonesën e sotme për shkak të mbledhje së PS.
Deputeti Halit Valteri deklaroi se kjo nuk duhet të ndodhë më.
“Është e paprecedent, ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së, seanca u njoftua në 10:00 dhe u mblodh në 11:00, nëse këta burra nuk kanë kohë për pazarin me Metën…”, tha Valteri.
LEXO EDHE: FOTO/ Deputetët “shtrohen” në kafe para nisjes së Kuvendit, diskutojnë pa distancë
Kërkesa e tij u pranua nga kryeplarmantari Ruçi i cili tha se kjo nuk do të përsëritet.
“Është e drejtë. Nuk do përsëritet më. Çdo grup mund të kërkojë ndërprerje deri në 1 orë, por nuk do përsëritet më” tha Ruçi./abcnews.al