Serie A i ka dhënë dy javë kohë televizionit të fuqishëm SkySport, për të paguar 131 milion euro për dy muajt që nuk ka pasur futboll në Itali.
Serie A i ka dhënë ultimatum televizionit se në rast se nuk paguan deri me datë 12 korrik, nuk do t’i lejojë të transmetojë ndeshjet e elitës së Italisë.
Televizioni tjetër DAZN ka shprehur gatishmërinë për të paguar tarifat e domosdoshme dhe tashmë, SkySport është në presion të madh. Televizioni i njohur duhet ta paguajë shumën prej 131 milion eurosh para datës 12 korrik ose Serie A, nuk do të transmetohet më në rrjetin e Sky./abcnews.al