Kukësi ka shënuar edhe golin e dytë në takimin kundër Apolonisë dhe kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duket thjesht çështje minutash.
Verilindorët, pasi kaluan në avantazh me anë të Lulajt në minutën e 27-të, gjetën dhe golin e dytë në të 43-ën. Vasil Shkurtaj, pasi merr një asist perfekt nga Rroca, tund rrjetën nga një distancë e afërt, duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0./abcnews.al
Kupa e Shqipërisë, çerekfinale
Kukësi – Apolonia 2-0 (2-1)
Lulaj 27’, Shkurtaj 43′