U luajtën sot tre ndeshje të IPKO Superligës, të vlefshme për javën e 26-të të kampionatit dardan. U shënuan disa gola të shpejtë, por më i veçanti, është ai mes Dukagjinit dhe Gjilanit.
Miqtë shënuan shumë shpejt golin e parë, që në minutën e parë të sfidës, ndërsa në minutën e shtatë, një autogol shumë i çuditshëm nga Shala dyfishoi rezultatin në favor të Gjilanit.
Numri 3 i Dukagjinit devijon në mënyrë të çuditshme topin drejt portës së tij, duke shënuar një super autogol. E për më tepër, sfera pasi tund rrjetën del nga porta, pasi rrjeta ishte e çarë. Një gol për të mos u humbur./abcnews.al