I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ftuar përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë për një takim në Shtëpinë e Bardhë, takim ky që pritet të mbahet më 27 qershor.
Tashmë delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti është nisur për në SHBA ku do të mbahet edhe takimi. Delegacioni ka zgjedhur të udhëtojë nga Tirana drejt SHBA-ve.
Sipas Grenell, takimi po ndodh, pasi të dyja palët u pajtuan që t’i heqin pengesat për dialogun.
Richard Grenell, shkroi të Twitter se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e ç’njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe nga ana tjetër Kosova u pajtua të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë. /abcnews.al/