Zhvendoset shtatorja e mbretit Zog, gati bazamenti ku do të vendoset përgjithmonë

schedule15:00 - 24 Qershor, 2020

schedule 15:00 - 24 Qershor, 2020

Busti i mbretit Zog, i inaguruar 8 vite më parë nga kryeministri i kohës, do të hiqet për shkak të punimeve që po bëhen për rehabilitimin e zonës përgjatë Bulevardit që mban emrin e tij.

Shtatorja e mbretit Zog u vendos në vendin që është sot më 24 dhjetor të 2012, përmes një vendimi të qeverisë së djathtë, të kryesuar nga ish-kryeministrit Sali Berisha.

Projekti i Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e Bulevardit “Zogu i I” mesa duket e parashikon që ai bust të mos qëndrojë më vendi ku u inaguria.

Zhvendosja është vetëm disa metra më larg në këtë zonë që njihet si ish-stacioni i Trenit.

Abc Neës mësoi se shtatorja, edhe pasi të përfundojnë punimet, nuk do të kthehet tek vendi ku është. Zhvendosja do të jetë përgjithmonë, të paktën sa kohë nuk do të ketë projekt të ri për zonën.

Në një ambjent ytë tillë ëhstë dhe Bill Klinton në Kosovë, në të njëjtën situatë është, në një kryqëzim atje dhe ai është në krahë jo në mes”, është shprehur regjisori Ilir Haxhi.

Ndërkohë një qytetar është shprehur se nuk është problem le të zhvendoset.

Nuk ka ndonjë të keqe, e lëviz këtu, Zogu zog mbetet, për mua dhe për të gjithë ne si zonë kemi qenë kundra tij, ç’të mira na solli ai”, ka thënë qytetari.

Rehabilitimi i Bulevardit “Zogu I” ka nisur në gusht të viti të shkuar dhe përveç trotuarit projekti parashikon edhe rregullimin e fasadave  në të dy anët e saj.