Po flitet shumë për stadiumin e ri të Milanos, ku Milan dhe Inter kanë bashkuar forcat për të ndërtuar një impiant madhështor. Është pikërisht presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, i cili ka zbuluar se palët po nxitojnë për të krijuar siç e quan ai stadiumin më të bukur të botës.
”Ne po ndjekim direktivat e bordit drejtues të qytetit dhe për këtë arsye mund të quhet si një fitore për ta. Ky qytet do të ketë stadiumin më të bukur në botë dhe një arenë sportive, ku “San Siro” mund të shijohet gjatë gjithë vitit”, deklaron presidenti për “Gazzetta dello Sport”.
”Më pas në vijim të planit do të ketë dhe disa ndërtesa jo shumë të larta, që në krahasim me projektin e Porta Nuovës nuk janë asgjë. Ne po nxitojmë që t’i japim klubeve tona mundësinë për të luajtur në një stadium bashkëkohor. Ne nuk mund të ëndërrojmë për Europën, duke mos pasur një stadium modern. Kjo është dhe arsyeja se pse e kemi zvogëluar madhëshinë e projektit”, janë fjalët e Paolo Scaronit. /abcnews.al