Fjoralba Ponari në pak kohë arriti të bëhej një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Ajo është shumë aktive në Instagram, ku shpesh bashkëbisedon me ndjekësit që i shkruajnë dhe i bëjnë pyetje të shumta.
Së fundmi, moderatorja teksa iu ka kërkuar ndjekësve të tregojnë historitë e njohjes me personin e zemrës, ka rrëfyer një histori të vjetër për ‘fiksimin’ e gjimnazit dhe përpjekjet që bënte asokohe për t’i rënë në sy.
“Oii, ç’më kujtove me këtë. Unë e kam pasur në orën e frengjishtes që shkëmbeheshin klasat këtë skenën. E shihja nga larg, i zija derën dhe “padashje” e gjuaja me sup. Fiksim i dhunshëm.”, shkruan Fjoralba përmes një postimi në Insta Story. /abcnews.al