“Kështu e hanë të gjithë”: Tahiri, mesazh të fortë në gjykatë para dhënies së vendimit

schedule09:35 - 24 Qershor, 2020

schedule 09:35 - 24 Qershor, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë sot vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.  Ish-ministri ka mbërritur në Gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Në momentin kur po afrohej pranës derës së Gjykatës, një nga operatorët e televizioneve rrëzohet .

Ky moment është përdorur nga ish-ministri për të dhënë një mesazh në drejtim të kamerave.

“Kështu e hanë të gjithë”, thotë Tahiri.

Në seancën e 11 qershorit, Tahiri paraqiti një mbrojtje prej 138 faqesh, ndërkohë që prokurorët e çështjes kërkuan shfuqizim të dënimit të konvertuar në shërbim prove.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”./abcnews.al