Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë përgjigje 6 pyetjeve më të shpeshta që lidhen me pandeminë e koronavirusit dhe rrezikun e përhapjes së tij.
Me anë të një videomesazhi, MSH bën apel për respektimin e këtyre masave, mbajtjes së maskës dhe distancës së sigurisë por edhe higjienës vetjake.
1-A duhet të vendos maskë?
Po. Vendosni maskë kur nuk mund të mbani distancën fizike prej të paktën 1 metër. Maska ju siguron mbrojtje ju dhe të tjerëve.
2-A duhet të distancohem nga bashkëjetuesit e mi nëse ata nuk janë të sëmurë?
Jo. Distancimi social do të thotë të qëndrosh në shtëpi dhe të mbash distancë nga persona jashtë banesës suaj.
3-A është e sigurt të konsumosh ushqim të blerë?
Po! Nuk ka të dhëna që Covid-19 përhapet nëpërmjet ushqimit. Zvogëloni kontaktin me personat e tjerë dhe lani duart pasi t’ju sjellin ushqimin e porositur.
4-A mund të sëmurem nga Covid-19 edhe pse jam në moshë të re dhe të shëndetshme?
Po! Të rinjtë mund të përjetojnë ndërlikime të lidhura me Covid-19, ose mund të mos shfaqin simptoma fare.
5-Mund të dal jashtë për ecje?
Nëse ndiheni mirë, po! Mos harroni të paktë 1 metër larg nga personat e tjerë ose të vendosni maskë nëse nuk arrini të siguroni distancë.
6-Ndihem në stres rreth shpërthimit të Covid-19. Çfarë mund të bëj?
Në të gjithë luajmë rol në ngadalësimin e përhapjes së virusit duke vendosur maskën dhe duke respektuar distancimin social./abcnews.al
https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/videos/271356347408885/