Stadium apo teatër? Plani i qeverisë i holandeze do tërbojë tifozët

schedule08:49 - 24 Qershor, 2020

schedule 08:49 - 24 Qershor, 2020

Holanda rikthen futbollin në shtator. Më 11 nis sezoni i ri futbollistik, ndërkohë që mediat atje zbulojnë edhe risitë që do të ketë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nga 1 shtatori tifozët do të lejohen në stadiume, por do të ketë rregulla strikte.

Distanca mes tifozëve do të jetë 1.5 metra, brenda, gjatë futjes në stadium dhe kur të dalin. Jo vetëm kaq, por mendohet që të mos lejohet këndimi i këngëve dhe koret, pasi shtojnë mundësinë e përhapjes së koronavirusit. Gjithsesi për këtë do të vendoset sot nga kabineti qeveritar.

Me kufizimet e përmendura më lart, stadiumet do të mbushën në 1/3-n e tyre dhe problemi tjetër për t’u zgjidhur është se kush do jenë personat që do të mund të futen në stadium. Kërkesat do të jenë të larta dhe klubet do ta zgjidhin këtë përmes shortit, sikurse edhe Federata Holandeze e Futbollit për sfidat që do të luajë kombëtarja. /abcnews.al