Në Vlorë janë konfirmuar sot nëntë raste të reja me koronavirus. Siç raporton gazetari Elton Nika për abcnews.al rastet e reja janë 5 në një fasoneri dhe 4 të tjerë kontakte me të infektuar të mëparshëm.
Pas përhapjes së Covid-19 fasoneria është mbyllur sot për shkak se deri më tani janë konfirmuar aty 10 të infektuar. Ndërkaq, do të vijojë gjurmimi i kontakteve të personave që kanë punuar në fasoneri dhe të familjarëve të tyre.
LEXO EDHE: 52 të prekur nga koronavirusi, ku janë rastet e reja
Vlora u fut sërish në hartën Covid pak ditë më parë. Më 11 qershor Vlora shfaqi rastin e parë pas 3 muajsh, i cili ishte një bojaxhi që kishte punuar edhe në Himarë.
Lexo edhe: 807 të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, rritje e ndjeshme në qytetin jugor
Dyshohet se ai e ka marrë virusin nga kontakti me një person nga Tirana. Ndërkohë, ky i fundit mendohet se “infektoi” për së dyti Vlorën.
Ai dyshohet të jetë edhe shkaktari i përhapjes së virusit, pasi bashkëshortja e tij ka punuar në fasonerinë që u mbyll sot, duke e kthyer atë në një vatër të rrezikshme.
ISHP njoftoi sot për52 raste të reja me koronavirus me një rritje të ndjeshme krahasuar me dje, ndërsa shifrat kanë qenë të larta gjatë gjithë javës së fundit.
Me rastet e sotme, numri total i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri shkon në 2 047. /abcnews.al