Në studion e “ABC News” anëtari i kryesisë së PD-së Tomor Alizoti ka folur për qëndrimin e eurodeputetëve për Shqipërinë. Për Alizotin vendi po largohet nga Bashkimi Evropian.
Alizoti nuk kurseu edhe kritikat ndaj qeverisë pasi sipas tij vendimet e saj e kanë larguar vendin nga vlerat Evropiane, nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij shqiptarët duhet të reagojnë për të mbrojtur vendin dhe vlerat kësaj shoqërie.
“Do të ishte mrekulli që shqiptarët t’i tundin dhëmbët dhe t’i thonë boll më, kësaj qeverie, por jo vetëm”, u shpreh ai.
Më tej ai shtoi se qeveria aktuale nuk duhet të thyejë precedentin.
“Si mund të funksionojë një vend pa Gjykatë Kushtetuese? Si do t’i realizosh 15 pika kur t’i përdor një Parlament anormal për të bërë gjera madhore në Shqipëri? Vendi është kthyer në vend krimi. Duhet ta heqim këtë psikozë se Evropa ka nevojë për ne. Nuk duhet të lejojmë mohimin e lirisë sonë. Besoj që është frika që kanë tani nga Rama, kanë parë që është njeri i rrezikshëm, i fiksuar në vendimet e tij.
Nuk është më ai djali me çorape të kuqe, por tani është i rrezikshëm. Tani do të jetë një votë mllefi, edhe opozita nuk bën dot mrekulli, por të paktën duhet kthejë situatën në normalitet. Shqipëria tani është në çmenduri. Rama ka një fjalor të ndjeshëm mashtrimi. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm”, tha Alizoti.
Gjithashtu Alizoti ka komentuar edhe lëvizjet apo deklaratat e liderit të PD, Lulzim Basha. Ai u shpreh se PD-së duhet t’i shtohen edhe disa shtylla.
“Një parti e djathtë duhet të ketë synim të ulë taksat. Duhet të ketë vlerat e saj në parti. Duhet përfundimisht të krijojë një situatë ekonomikë në Shqipëri, që qytetaret të jetojnë normal si njerëz. Tragjedia më e madhe në Shqipëri është se ka vdekur shpresa. Tre koncepte janë të rëndësishme, kapital, punë dhe inteligjencë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al