Në fundjavën që lamë pas u rikthye futbolli gati në pjesën më të madhe të Europës. Edhe në Zvicër rifilloi gjithçka, por me masat anti-Covid. Siç dihet, në Raiffeisen SuperLeague, luajnë shumë shqiptarë dhe shpesh herë ata bien në sy me paraqitjet e tyre.
Edhe në ndeshjet e kësaj jave dy prej tyre shkëlqyen në fushë, ku nuk mungoi dhe vlerësimi maksimal nga Blick. Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin dhe Lorik Eminin, të cilët janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionat.
Kololli ishte një nga më të mirët në fushë për Zyrihun, edhe pse këta të fundit u mposhtën 3-2 nga Young Boys. Sulmuesi, i cili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës gjeti dhe rrugën e rrjetës, por goli i tij rezultoi pa vlerë për Zyrihun.
Ndërsa Emini shkëlqeu me Luzernin në fitoren 2-1 kundër Bazelit. Lojtari me origjinë nga Kosovafalë performancës së tij gjeti vend në formancionin më të mirë në Zvicër. /abcnews.a