Presidenti Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me Kryenegociatorin për integrimin në BE, Zef Mazin.
Kreu i shtetit shprehet se diskutuan hapur për perspektiven e çeljes së negociatave. Meta thekson se politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, ndërsa shton se e ka siguruar Mazin për mbështetjen e plotë.
Reagimi i Metës:
Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni
/abcnews.al