Leo Messi apo Diego Maradona? Një pyetje e tillë do të shtrohet gjithmonë dhe preferencat janë të ndryshme. Jose Luis Chilavert nuk ka dyshime dhe zgjedh kapitenin e Barcelonës. Ish-portieri dhe kapiteni i njohur i Paraguajit, e shpjegon shkurt përgjigjen e tij për Marca.
Chilavert ka shënuar shumë gola gjatë karrierës së tij, edhe pse aktivizohej si portier. Goditjet e dënimit ishin specialiteti i tij, teksa numëron 8 gola vetëm me kombëtaren e Paraguajit. Maradonën nuk e krahason fare me Leo Messin, teksa ka një mesazh edhe për popullin argjentinas.
“Messi është padyshim futbollisti më i mirë në planet. Maradona nuk ka fituar as 1% të asaj që ka fituar ‘pleshti’ gjatë karrierës së tij. Argjentinasit duhet ta falënderojnë Messin që zgjodhi Argjentinën si kombëtare dhe jo Spanjën.
Është kënaqësi e madhe ta shohësh duke luajtur. Raporti me Maradonën? Diego ka treguar mungesë respekti ndaj meje dhe unë i jam përgjigjur. Gjatë një ndeshje Boca Juniors-Velez i thashë: kanë ardhur ata të antidopingut sot. I iku mendja fare“, deklaron Chilavert. /abcnews.al