Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan mëngjesin e sotëm. Një 31-vjexçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.
I riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç, është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndëruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al