Juventus luan nesër kundër Bologna, por në kampin bardhezi ka shumë fjalë. Madje edhe për zënka. Trajneri Mauricio Sarri është në qendër të vëmendjes dhe sot La Stampa raportoi se italiani është kapur me mesfushorin Miralem Pjanic.
Raportohet për një marrëdhënie të tensionuar, çka ka bërë që lajmet për një shkëmbim të boshnjakut me Arthur të Barcelonës janë rikthyer. Gjithsesi Sarri, në konferencën e sotme për shtyp ka mohuar të ketë probleme mes tij dhe Pjanic.
LEXO EDHE: Tension bardhezi! “Harroje, nuk luaj aty”, zbulohet prapaskena CR7-Sarri
“Ky lajm është i rremë, nuk ka asnjë argument. Ai është një nga lojtarët që e kam hedhur më së shumti në fushë dhe duhet të mbështetem tek ai, pasi ka një rol shumë të rëndësishëm në mesfushën me tre lojtarë”, ka thënë Sarri. / abcnews.al