LDK e shkarkoi, Vetëvendosje “hap dyert” për Vjosa Osmanin  

schedule16:46 - 21 Qershor, 2020

schedule 16:46 - 21 Qershor, 2020

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 70 vota pro vendosi mbrëmë shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së kësaj partie dhe në kryesinë e LDK-së.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që anëtarët e kësaj partie të votojnë për largim të kryeparlamentares Vjosa Osmani nga këto dy pozita udhëheqëse në LDK.

Por Vjosa Osmani duket se i ka dyert hapur për t’iu bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosje.

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje teksa largimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse brenda LDK-së e quan akt të turpshëm, thotë se kjo parti është e hapur për të gjithë ata që duan krijimin e një shteti demokratik me transparencë të plotë dhe llogaridhënie.

Ai thotë se Osmani e ka obligim që udhëheq anën e djathtë të politikës kosovare me të cilin koncept njëherë LDK-ja.

“Në parim, ajo ka mbështetur programin qeverisës, i cili është votuar më 6 tetor dhe qëndrimi i saj parimor ndaj këtij premtimi që është bërë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje edhe nga ajo ai udhëheqëse e listës së LDK-së është në fakt një e mirëseardhur në diskursin publik politik të vendit, sepse është për herë të parë kjo gjeneratë e përfaqësuar nga Kurti në LVV dhe deri tani për LDK-në nga Vjosa Osmani që premtimet u jepen qytetarëve mbahen gjatë gjithë kohës dhe provohen të mbahen deri në masën që është e mundur, bile edhe me një shtytje për të tejkaluar. Sa i përket derës së hapur (për ardhjen e Vjosa Osmanit në VV), mendoj që Lëvizja Vetëvendosje e ka vërtetuar që është e hapur për të gjithë ata që mendojnë që mund të bashkëngjiten procesit drejt realizimit shtet-ndërtimit dhe krijimit të një shteti demokratik me transparencë dhe llogaridhënie. Mirëpo, mendoj që zonja Osmani ka detyrë e obligim dhe përgjegjësi ashtu edhe siç u deklarua edhe vetë mbrëmë pas këtij akti të turpshëm të votimit kundër saj që të udhëheqë anën e djathtë të politikës në Kosovë atë që pretendon e lidhur përbrenda idesë së Lidhjes Demokratike si parti shtet-formuese, por me koncept ideologjik të djathë”, tha Abazi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!