Pak ditë më parë, Dekorim Sahiti, menaxher i grupit të njohur “Babastars”, bëri me dije se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Sahiti e bëri me dije lajmin përmes një postimi në facebook, ku theksonte se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa iu kërkonte njerëzve të mos përhapin panik.
Por së fundmi, Sahiti ka shuar dyshimet nëse ndonjë pjesëtar i grupit është infektuar, teksa shprehet e gjithë shoqëria ka rezultuar negative.
“Nuk jam ekspert i kësaj lëmie, por si duket virusit po i humb fuqia. Ballafaqimi me të po është më i lehtë dhe mundësia për të infektuar fatmirësisht është zvogluar. Gjithsesi, nuk po them që ta zvoglojmë kujdesin – përkundrazi.
Lajmi im i mirë është se deri më sot i gjithë stafi “Momo” si dhe miqtë me të cilët kam pasur më së shumti kontakt kanë rezultuar negativ. Shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund dhe ne që po ballafaqohemi me këtë virus ta kalojmë sa më lehtë e t’i kthehemi normalitetit.Ju don Dekori, shihemi së shpejti. Kujdes po, panik jo.”, shkruan ndër të tjera ai. /abcnews.al