Sion u mposht në shtëpi 1-2 nga St Gallen ditën e djeshme dhe skuadra e drejtuar nga Paolo Tramezzani (ish-ndihmësi i De Biasit te kombëtarja kuqezi) rrezikon qëndrimin në elitën e futbolli zviceran. Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami e nisën ndeshjen si titullarë, teksa Arian Kabashi e ndoqi nga stoli.
Kasami shënoi golin e vetëm të Sion. 28-vjeçari nuk gaboi nga pika e penalltisë në minutat shtesë dhe gjeti golin e nëntë sezon. Një episod qesharak ndodhi gjatë sfidës së djeshme dhe lojtari i kombëtares së Zvicrës ishte protagonist.
Pajtim Kasami gestern. #SIOFCSG pic.twitter.com/2zj4ZJo0vZ
— Tomi Wunder (@tomi_wunder) June 21, 2020
Kasami po tentonte të futej në zonën mike, por u “frenua” nga një kontakt minimal me brazilianin Patrick, shokun e tij të skuadrës. Të dy në tokë dhe pretendime për penallti, por arbitri kryesor vazhdoi lojën me të drejtë. Gjithçka dallohet qartë në videon e mëposhtme, që është kthyer virale në rrjetet sociale. /abcnews.al
— Tomi Wunder (@tomi_wunder) June 21, 2020