Me fillimin e sezonit të verës, artistët shqiptarë kanë nisur punën për të sjellë projekte të reja. Surprizë e kësaj vere do të jenë dhe bashkëpunimet e shumta që shumë personazhe kanë paralajmëruar.
Ndër artistët që ka premtuar shumë për këtë sezon është edhe Mozzik, i cili me 31 Korrik do të nxjerrë në treg dhe albumin e tij të titulluar “Mozzart”, pjesë e te cilit përfshihen dhe disa bashkëpunime me artistët më të mirë të momentit.
Por, së fundmi Mozzik është zotuar se këngët që do të sjellë do të kthehen padyshim në hite. Në një postim në Instastory, reperi shkruan: “Betohem që edhe ky vit është komplet i imi. Mozzik, vetëm hite”.
Mozzik është një ndër reperët që i ka dhuruar publikut shqiptar dhe atij gjerman, këngë të janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë, por puna e tij nuk ndalet këtu. “Romeo & Juliet” dhe “Eiskalt” në bashkëpunim me ish partneren e tij Loredana, janë ndër këngët që e bënë të njohur edhe në tregun gjerman, por jo vetëm. /abcnews.al