Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mesazh për shokët dhe objektivi i madh, Neymar: Mendoj vetëm për Champions

schedule22:19 - 20 Qershor, 2020

schedule 22:19 - 20 Qershor, 2020

PSG nuk e ka fituar kurrë Champions League dhe sivjet do tentojë t’ia dalë më në fund. Skuadra franceze është kualifikuar në çerekfinalet e këtij turneu dhe është një nga kandidatët kryesorë për fitimin e trofeut.

Neymar është më i karikuar se kurrë. Fokusi i sulmuesit brazilian është te kompeticioni më i rëndësishëm për klube dhe ai do të bëjë të pamundurën për të udhëhequr kampionët e Francës drejt finales së madhe.

Kjo ka qenë një periudhë jo normale, por rëndësi ka të mbetemi të ekuilibruar në aspektin fizik dhe psikologjik. Personalisht jam gjithmonë i gatshëm dhe i motivuar për t’u rikthyer në fushë. Mendoj fuqimisht për Champions League, jam fokusuar te ky kompeticion.

Kemi një skuadër të fortë, jemi kualifikuar në çerekfinale dhe tani kemi objektiv të fitojmë trofeun. Jam stërvitur mirë në muajt e fundit, por më mungojnë ndeshjet. Mezi po pres të rikthehem në fushë dhe, me ndihmën e Zotit, të shkruaj historinë me këtë klub“, deklaron Neymar për sajtin zyrtar të PSG-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!