“Spektakël” në qiellin e natës, hëna mbulohet nga “Unaza e Zjarrtë” këtë fundjavë

schedule17:36 - 20 Qershor, 2020

schedule 17:36 - 20 Qershor, 2020

Një lloj i rrallë eklipsi diellor pritet që të ndodhë këtë javë, ndërsa dielli, hëna dhe Toka ‘takohen’ në një vijë të drejtë.

Eklipsi i plotë diellor unazor ndodh kur hëna është shumë larg tokës në orbitën rreth tokës sa mund të bllokojë tërësisht diellin. Kur ky fenomen ndodh një “rreth zjarri” formohet tek hëna.

Ky fenomen është quajtur nga astornomët si “Unaza e Zjarrit”.

Hënës i duhen disa minuta që të kalojë përballe diellit, por eklipsi i plotë zhgjat për më pak se një sekondë. Hëna bashkë me unazën e saj të zjarrtë do të kalojë përmes Afrikës, Azisë Qendrore si deh Azisë Jug-lindore të dielën, më 21 qershor kur është edhe solcisti diellor.

NASA ka bërë një hartë me trajektoren që do të ndiqet, duke treguar se ku ky eklips do të jetë i dukshëm nëse moti do të jetë i përshtatshëm.

Në uebsajtin e saj, agjencia hapësinore shkruan:

“..Moti është çelësi për të pasur një pamje të mirë të eklipsit, është më mirë të shohësh një eklips të shkurtër në qiell të pastër, sesa një eklips që zgjat me orë të tëra nën re.” /abcnews.al/