Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

12 të infektuar me koronavirus, tronditet klubi i sulmuesit shqiptar

schedule16:43 - 20 Qershor, 2020

schedule 16:43 - 20 Qershor, 2020

Koronavirusi nuk ka ndërmend të ndalet dhe të tjerë futbollistë vijojnë të infektohen. Akhisaspor, skuadra ku aktivizohet Sokol Cikalleshi, është tronditur nga përgjigjet e testeve të fundit. Plot 12 pjesëtarë të klubit turk të divizionit të dytë janë prekur nga COVID-19!

Presidenti Fatih Bulut konfirmon lajmin në një prononcim për Anadolu Agency, duke zbuluar se është infektuar trajneri Yılmaz Vural dhe tre futbollistë të skuadrës së parë.

Të gjithë të prekurit nuk kanë shfaqur simptoma dhe janë izoluar menjëherë. Tani do u duhet të qëndrojnë në karantinë deri në momentin që testet do të jenë negative. Një kaos i madh te skuadra e bomberit të kombëtares shqiptare, i cili ka shënuar 8 gola këtë sezon. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!