Një i dënuar me 16 vjet burg, tjetri me tre identitete, kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Greqi

schedule11:05 - 20 Qershor, 2020

schedule 11:05 - 20 Qershor, 2020

Interpol Tirana ka njoftuar se janë arrestuar në Greqi 2 persona të shpallur në kërkim për vrasje dhe vjedhje me dhunë.

Bëhet fjalë për arrestimin e Petrit Buzit, 47 vjeç, i dënuar për “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” .

Buzi më 25 mars të  vitit 2004 në fshatin Kallm të rrethit të Fierit, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka vrarë për motive gjakmarrje, Namik Hazizin.

Konfliktet kishin filluar për vjedhjen e një lope në fshatin Kallm , ku si pasojë e një grindjeje ka gjetur vdekjen Hazizi.

Është arrestuar gjithashtu T. Sh. 34 vjec i cili njihet edhe mban edhe dy emra të tjerë.

34 vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi në maj 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina është bërë kapja në Greqi e dy shtetasve në kërkim, duke u finalizuar me ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

Është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Petrit Buzi, 47 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë, në mars 2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 25.03.2004, ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas te tjerë, ka vrarë shtetasin N. H., në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Gjithashtu u bë ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar T. Sh., alias T. S., alias E. P., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në maj 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 06.04.2018, në poliklinikën e specialiteteve në Fier, ky shtetas ka hyrë në zyrën e shtetases L. A. dhe i ka vjedhur nga çanta e saj portofolin dhe kartën e bankës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi T. Sh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!