Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mori thikën e shkoi të vriste dhëndrin, si u kap 53 vjeçari në Devoll

schedule10:22 - 20 Qershor, 2020

schedule 10:22 - 20 Qershor, 2020

Policia e Devollit ka arrestuar mbrëmë një 53 vjeçar, i cili tentoi të vrasë më thike dhëndrin e tij pas një sherri mes tyre.

Forcat e rendit ishin nisur pas informacioneve se në një shtëpi ishte duke u zhvilluar një konflikt mes vjehrrit dhe dhëndrit të këtij të fundit pasi 53 vjeçari kishte shkuar aty me një thikë në dorë.

Ndërhyrja e forcave të rendit shmangu një krim të mundshëm duke bërë që 53 vjeçari tani të duhet të japë shpjegime për tentativën e vrasjes ndaj dhëndrit te tij.

Njoftimi i plotë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes.

Tenton të vrasë me thikë dhëndrin e tij, por arrestohet në flagrancë.

Sekuestrohet arma e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!