Rostov në Rusi ka probleme dhe një ditë më parë ka zbarkuar në fushë me të rinjtë. Humbja kundër Sochi ka qenë e thellë, me rezultatin 10-1. Portieri Denis Popov, vetëm 17 vjeç, ka pasur goxha punë në përballjen e djeshme.
Edhe pse ka pësuar shumë gola, ai ka qenë shpëtimtar në shumë raste të tjera (11 pritje). Madje ai ka pritur edhe një penallti, si dhe i ka mohuar një perlë lojtarëve kundërshtarë. Popov, me këmbë, ndali një roveshatë, që mund të kishte qenë goli më i bukur i kësaj jave. /abcnews.al