Pas terapisë intensive nga Covid-19, çifti kinez dhuron 40 mijë euro për spitalin

schedule09:06 - 20 Qershor, 2020

schedule 09:06 - 20 Qershor, 2020

Ishin pacientët e parë të COVID-19 në Romë; çifti nga Wuhani kishin udhëtuar drejt kryeqytetit italian si turistë, por  ata u infektuan me Covid në janar.

I  pari që u diagnostifikua me koronavirus ishte burri, ndërsa gruaja rezultoi  asimptomatike.

Ata i kanë dhuruar spitalit në “Spalanzan” në Romë të Italisë ku u trajtuan, 40 mijë euro për hulumtime mbi koronavirusin.

Pas 49 ditëve qëndrim në spital ata u shëruan, e derisa qëndruan në repartin e kujdesit intensiv u detyruan të kalojnë nëpër disa faza të rehabilitimit.

Zyrtari i qeverisë rajonale Alessio D’Amato, ka thënë se “është dhuratë e madhe donacionit i çiftit kinez”, të cilët i ftoi për një vizitë tjetër në Romë.

Këtu është rrugëtimi dhe historia e çiftit Wuhan të kuruar në Institutin Spallanzani, i cili është një  ndër sistemet tonë shëndetësore rajonale më të njohura në mbarë botën dhe ishin rasti i parë i diagnostifikuar me koronavirus të cilët do të mbeten gjatë në kujtesën tonë, shkruan  Alessio D’Amato./abcnews.al