Selami Jenisheri deputet i opozitës në Kuvend kohët e fundit është bërë i njohur në rrjetet sociale. Edhe ditën e sotme deputeti ka tërhequr sërish vëmendjen.
Jenisheri është drejtuar të flasë para kamerave, ndonëse gazetarët kanë refuzuar t’i drejtojnë mikrofonin. Megjithatë, deputeti nuk është “dorëzuar” dhe ka vijuar të flasë para kamerave, pa e ditur se nuk mund të flasë pa mikrofon.
Kujtojmë se Jenisheri është kthyer në “objekt” të memeve në rrjetet sociale. Fillimisht ai tërhoqi vëmendjen me modelin e tij të flokëve të pazakontë për një deputet të Kuvendit. Po ashtu, edhe biçikleta që deputeti përdor për të shkuar në Kuvend nuk ka mbetur jashtë vëmendjes.
/abcnews.al