Shkëndija e Tetovës ka nisur të mendojë për sezonin e ri. Kuqezinjtë kanë bërë zyrtarizimet e para dhe gjithçka ka nisur me largimet. Klubi nga Tetova ka dalë me komunikatë dhe njofton se largohen katër lojtarë, me konsensus.
“KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me katër futbollistë. Me marrëveshje të dyanshme ndahen rrugët me sulmuesin Samir Fazli, anësorin Marjan Radeski dhe mbrojtësit Ardin Dallku dhe Kostandin Çeshmexhiev.
KF Shkëndija falënderon futbollistët e lartëpërmendur për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, duke ju uruar gjithë të mirat për të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Shkëndijës. / abcnews.al