Nuk pranoi të vendosë maskën, amerikanit i refuzohet fluturimi

schedule23:27 - 18 Qershor, 2020

schedule 23:27 - 18 Qershor, 2020

“American Airlines” ka refuzuar udhëtimin e një pasagjeri, pasi nuk pranoi të vendosë maskë në fytyrë, në kuadër të masave të sigurisë ndaj Covid-19.

Brandon Straka iu komunikua se duhet të vendoste maskë, por ai refuzoi. Pas kësaj, atij ju tha se nuk mund të fluturonte.

Straka u shpreh që nuk kishte asnjë ligj që e kërkonte që ai të vendoste një maskë në fytyrë.

“Unë thjesht zbrita për të mos vendosur maskë”, ka thënë ai.

Maska për fytyrën janë përdorur për të lehtësuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit gjatë pandemisë.

Ndërsa nuk ka ligj specifik për maskat për fluturimet në SHBA, por të gjitha linjat ajrore të mëdha amerikane kanë zbatuar rregulla duke vendosur maskën me detyrim për pasagjerët dhe ekuipazhin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!