Braçe vlerëson Rudina Hajdarin: Mposhti llumin burrëror, një qëndrim të tillë se kishim parë

schedule16:03 - 18 Qershor, 2020

schedule 16:03 - 18 Qershor, 2020

Zv. kryeministri Erion Braçe ka vlerësuar fjalimin në Kuvend të deputetes Rudina Hajdarin mbi shkarkimin e nënës së saj nga vettingu.

Braçe thotë se nuk është e thjeshtë të mbash një qëndrim të tillë i cili nuk është parë deri më sot në Kuvend.

Ai shprehet se Rudina dëshmoi forcën e saj duke mposhtur të gjithë llumin burrëror duke e luftuar atë personalisht në pikën e saj të dobët.

Braçe thotë se drejtësia e re është më shumë se çdo gjë dhe ngjitëse për të gjithë.

“Une nuk jam mik me Rudina Hajdarin!  Kur me babain e saj te ndjere ndanim Kuvendin ajo ishte e vogel;

Kur ai nuk ishte me e une vijova ne Kuvend, ajo ndiqte rrugen e saj te edukimit dhe jetes ne SHBA. Ndajme ideologji te ndryshme, nuk mendojme njesoj, jemi kundershtare per kete!

Por sot njoha nje ane te forte te saj; Te qenit parimore, pertej intetesit te castit, personal, familjar!

Nuk eshte e thjeshte te mbash nje qendrim te tille; ndaj nuk e keni pare kurre deri tani ne kuvend!

Nje njeri i forte qe beson ne parime mundet te bej kete!

E cmoj Rudinen per kete; Kur per kaq muaj rresht nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht.

Por ja qe sot deshmoi forcen e saj;Mposhti gjithe llumin burreror qe e luftoi personalisht, ne piken e dobet, nenen!

I mundi perseri! Eshte drejtësia qe te ben te forte; Drejtësia frymezon!

Drejtesia e re e barabarte, funksionale, efikase, e pavarur, e paster, eshte me shume se cdo gje, eshte ngjitese me besoni!

Prej themelimit te shtetit shqiptar, cdo rregjim beri drejtesine politike e te korruptuar te udheheqesit, kurre drejtesine e barabarte per te gjithe!

Tani eshte koha per drejtësinë e re! 100 vite shkuan pa te; Ky eshte shansi unik i 100 viteve ku kemi hyre!”, shkruan Braçe./abcnews.al