Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 182 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të enjte në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1348 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 182 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve 107 raste janë regjistruar në Shkup, në Kumanovë-14, Shtip-4, Tetovë-23, Strugë-5, Manastir-2, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-1, Koçani-1, Berovë-1, Resnje-13, Negotinë- 1.
Deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 4664, prej të cilëve 1836 janë shëruar kurse 216 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.
JNDërkohë vijojnë të jenë aktiv me koronavirus 2612 raste aktive me koronavirus./abcnews.al

