Donald Trump ka deklaruar se do të dërgojë trupa ushtarake në kufirin me Meksikën, për të ndalur atë që e ka quajtur “karvani” i emigracionit ilegal, si dhe drogën e krimin.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të dërgojë ushtrinë për të vendosur sigurinë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Këtë punë do ta zgjidhim ushtarakisht, ka thënë Trump, duke shtuar se kjo lëvizje e tij do të jetë një “hap i madh”. Gjatë një dreke pune në Shtëpinë e Bardhë me liderët e vendeve baltike, Trump u tha reporterëve se Marrëveshja për tregtinë e lirë në Amerikën e Veriut vihet në rrezik nëse Meksika nuk ndal fluksin e emigrantëve. Të dy parardhësit e zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama dhe George Ë. Bush, dërguan Gardën Kombëtare për të garantuar sigurinë në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Më herët, Trump kërcënoi se do të ndërpriste ndihmat për Hondurasin për shkak të atij që e quajti “karvani i azilkërkuesve” që udhëton drejt Amerikës. “Karvani i njerëzve që nisen nga Hondurasi dhe përmes Meksikës mundohen të arrijnë kufirin tonë ku ligji s’ekziston duhet të ndalet përpara se të mbërrijë”, tha Trump. Presidenti ka disa ditë që poston në Tëitter mesazhe për emigracionin klandestin, duke akuzuar demokratët se duke mbajtur kufijtë e hapur lejuan drogën dhe krimin të hynin në Shtetet e Bashkuara./abcnews.al