Dënohet me 7 vite burg ish-prokurorja Speciale në Maqedoninë e Veriut

schedule12:50 - 18 Qershor, 2020

schedule 12:50 - 18 Qershor, 2020

Ish-Prokurorja Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva është dënuar me 7 vite burg. Janeva akuzohej për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.” Po ashtu, i akuzuar për rastin “Reket” është shpallur fajtor dhe dënuar me 9 vite burg Bojan Jovanovski.

Vetë Katica Janeva nuk ishte prezente në seancën e sotme, për të dëgjuar aktgjykimin, ndërsa Jovanovski, e cilësoi vendimin e gjykatës si tendencioz dhe politik.

Rastin gjyqësor kundër Jovanovskit dhe Janevës e udhëhoqi gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurorja Villma Ruskoska. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!