Dëbimi i shtetasve turq, dorëhiqet ministri i Brendshëm i Kosovës

schedule19:04 - 3 Prill, 2018

schedule 19:04 - 3 Prill, 2018

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj ka dhënë të martën dorëheqjen, pak ditë pasi kryeministri Ramush Haradinaj, i kishte kërkuar atij largimin nga detyra. Kërkesa e Haradinajt kishte ardhur pas vendimit të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për të dëbuar 6 shtetas turq nga vendi, pa dijeninë e kreut të qeverisë. Sefaj është anëtar i partisë Aleanca për Kosovën e Re, e drejtuar nga zëvendës kryeministri i parë Behgjet Pacolli. Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se Sefaj nuk ka qenë faktor vendimmarrës, në lidhje me dëbimin e shtetasve turq dhe se ai vetëm ka zbatuar ligjin në përputhje me kërkesën e AKI-së. “Sa i përket informimit të kryeministrit për këtë episod, është detyrë e AKI-së t’i raportojë atij. Ndaj duhet verifikuar nëse kjo ka ndodhur apo jo”, thuhet në komunikatë. Dorëheqja e Sefaj vjen pasi më herët gjatë ditës, kryeministri Haradinaj zhvilloi një takim me Pacollin lidhur me këtë çështje. /abcnews.al