Tritan Kalo bën apelin e fortë dhe flet për dënim të ashpër për shkelësit

schedule19:47 - 17 Qershor, 2020

schedule 19:47 - 17 Qershor, 2020

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili është edhe pjesë e Komitetit të Ekspertëve ka bërë një sqarim publik. Kalo i referohet raportimeve të sotme në media lidhur me protestën e shoqatave të Transportit Publik, dhe rihapjen e këtij të fundit.

Sipas mjekut, Komiteti i Ekspertëve nuk ka rol vendimarrës në këtë situatë, por është ngritur për të hartuar draft-dokumenta si dhe për të këshilluar në lidhje me mirëmenaxhimin e këtij infeksioni si dhe për monirtorimin e tij.

Një tagër i tillë i vendim-marjes është vetëm e vetëm një atribut i organeve të Ekzekutivit aktual. NËSE gabime informuese të tilla janë të rastësishme e të paqëllimta duhet dikush t’i përgënjeshtrojë ato, POR nëse ato janë të qëllimta për të hedhur mbi supet e anëtarëve të tij diçka të pa parashikuar nga Legjislacioni Shqiptar, një gjë e tillë bëhet automatikisht e Ligjshme dhe e dënueshme në përputhje me Ligjet në Fuqi”, shkruan Kalo mes të tjerash.

LEXO EDHE: MIE reagon për protestën e Shoqatës së Transportit, merr dy vendime të rëndësishme

Kujtojmë se sot në një deklaratë ministria e Transporteve bëri me dije se hapja e transportit publik nuk është në tagrin as të MIE dhe aq më pak të kompanive të transportit, por vetëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi Qeveria Shqiptare vlerëson se jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se çdo interes tjetër.

Reagimi i plotë nga Tritan Kalo:

KOHË KOVIDIANE …I DETYRUAR për të bërë një SQARIM shterues për mediat vizive, ato të shkrojtura, zëdhënësit e funksionarët e Ekzekutivit, si dhe për Publikun e gjërë…Mervyn LeRoy shprehet se: “Shpik një rrenë të mirë e njerëzit do ta marrin për ar të kulluar.”….

Në Deklaratën e sotme në lidhje me një protestë të punonjësve të Transportit Publik para Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjitikës (MIE), në të gjitha kanalet televizive dhe në shumë media u theksua se “Komiteti i Ekspertëve ka vendosur se…”….Mqse NUK është rasti i parë që ndodh një gjë e tillë, unë jam i detyruar t’ju sqaroj për hir të së vërtetës faktike se: ”Komiteti i Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i Ri” i ngritur me Vendimin Nr. 566 të datës 31.01.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale (MShMS) ku edhe unë bëj pjesë, është ngritur për të hartuar draft-dokumenta si dhe për të këshilluar në lidhje me Mirëmënaxhimin e këtij infeksioni si dhe për Monirtorimin e tij…..

Ai u ngrit kur infeksioni Sars-Cov2/Covid-19 ende nuk ishte deklaruar në Shqipëri, si dhe kur ai ende nuk ishte shpallur si Pandemi nga OBSH.…NUK ka asnjë GËRMË të vetme në të, që të shprehet se ky KOMITET KËSHILLIMOR dhe SUGJERUES për veprime dhe masa të cilat duhen ndërrmarë për mirëkontrollimin e mirëmenaxhimin e sfidës Sars-Cov2/Covid-19, ka edhe atribute VENDIM-MARRËSE/LEGJILATIVE….

Një tagër i tillë i VENDIM-MARJES është vetëm e vetëm një atribut i Organeve të Ekzekutivit aktual….NËSE gabime informuese të tilla janë të rastësishme e të paqëllimta duhet dikush t’i përgënjeshtrojë ato, POR nëse ato janë të qëllimta për të hedhur mbi supet e anëtarëve të tij diçka të pa parashikuar nga Legjislacioni Shqiptar, një gjë e tillë bëhet automatikisht e Ligjshme dhe e dënueshme në përputhje me Ligjet në Fuqi…..Kontributi ynë si specialistë në këtë Komitet është thjesht një kontribut Profesional dhe mbi baza VULLNETARE pa as më të voglin përftim monetar, sikundër ndodh aktualisht në Komisionet Parlamentare ose në Bordet e ngritura prej Ekzekutivit ….Ju faleminderit për mirëkuptimin, Dr. Tritan Kalo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!