Ngërçi i “Zgjedhores”, Paloka: PS po bën gjithçka të prishë konsensusin, kërkon heqjen e koalicioneve

schedule17:52 - 17 Qershor, 2020

schedule 17:52 - 17 Qershor, 2020

Pavarësisht dakordësisë së marrëveshjes në 5 qershor, demokratët janë të bindur se maxhoranca do të bëjë gjithçka për të mos lejuar përmbylljen e plotë të Reformës Zgjedhore. Në një intervistë për ABC NEWS, nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaron se ngërçi i krijuar në Këshillin Politik është artificial dhe i shkaktuar nga shumica.

“Po përpiqet edhe njëherë së fundmi të prishë këtë dakordësi, të prishë tryezën dhe nëse do mundet të marrë një nga ato që ai i konsideron si pikat që do ti japin zgjedhjet në tavolinë. Ka filluar prap historinë në Këshillin Politik në KQZ, të cilin kërkon ta ketë totalisht të vetin. Pra, nuk është opozita, por është Rama ai që nuk e ka dashur që në fillim Reformën Zgjedhore, prandaj vazhdon të bëjë çdo ditë tentativa, ose ta kapë Kodin e ri Zgjedhor, ose ta prishë fare këtë tryezë”, shprehet demokrati”

Për Palokën, maxhoranca po kërkon të çoj në Kuvend përmes opozitarëve të rinj edhe një kërkesë të sajën për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

“Përballë opozitës së bashkuar është i humbur. Dhe ai këtë ka zbuluar, këta ia tregpojnë të gjitha sondazhet dhe për këtë arsye nuk kërkon të ketë më rregullat, as ato të 2017-ës, me të cilat manipuloi zgjedhjet, tani kërkon më shumë”, thotë Paloka.

Çështja e procedurës së tenderimit të tekonologjisë në zgjedhje dhe riformatimi i KQZ mbajnë pezull draftin final për në Kuvendin e Shqipërisë. /abcnews.al