Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E KRYER: Ragnick “gjenerali” i ri Milanit, detajet e marrëveshjes

schedule14:55 - 17 Qershor, 2020

schedule 14:55 - 17 Qershor, 2020

Ralf Ragnick do të jetë trajner dhe drejtor sportiv te Milani. Marrëveshja është arritur dhe SportMediaset zbulon se brenda dhjetë ditësh ai do të mbyllë bashkëpunimin me Rebd Bull dhe më pas do të ulet të bisedojë me Gordon Singer, shefin ekzekutiv të Elliot.

Plani është që Ragnick të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023, me opsion për t’u zgjatur edhe për një tjetër sezon. Gjermani do të përfitojë 5 milion euro në sezon dhe do të ketë dorë të lirë në përzgjedhjen e futbollistëve.

Kjo mendohet të jetë e vlefshme për sezonin e parë, që do të jetë edhe një test për Ragnick. Sezoni i parë në Serie A për të nuk do të jetë i lehtë, duke ditur që kuqezinjtë kanë nevojë për të tjera përforcime.

Pierre Kalulu është i pari që i bashkohet Milanit. Mbrojtësi i krahut të djathtë, kapiten te moshat e Lyon, mbërriti dje në Itali dhe ka kryer sot testet mjekësore dhe pritet të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për pesë vite. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!