Fjalë zemre nga CR7, dedikim special në ditën e veçantë

schedule11:17 - 17 Qershor, 2020

schedule 11:17 - 17 Qershor, 2020

Cristiano Ronaldo nuk i fsheh emocionet për ditëlindjen e djalit të tij. Sot, Cristiano Jr. mbush 10 vjeç dhe sulmuesi i Juventusit e uron atë në rrjetet sociale.

Momentalisht portugezi ndodhet në Roma, pasi skuadra e tij duhet të luajë finalen e Kupës së Italisë. Gjithsesi me siguri edhe ndonjë dhuratë për të birin e ka bërë gati.

“As nuk mund ta besoj se djali im është 10 vjeç. Si kalon koha… Dhe ju keni qenë gjithmonë një burim krenarie për mua, që ju dua aq shumë. Urime vogëlush. Kalofsh një ditë të lumtur. Të dua shumë”, shkruan Ronaldo në llogarinë e tij në “Instagram”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!