Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Pagesat dhe transfertat e parave tashmë edhe me WhatsApp

schedule04:13 - 17 Qershor, 2020

schedule 04:13 - 17 Qershor, 2020

WhatsApp ka filluar shërbimin e tij të pagesave digjitale në Brazil pasi aplikacioni i mesazheve përfiton nga popullariteti i tij në tregjet në zhvillim. Masa vjen pasi kompania mëmë Facebook po ecën përpara me planet për të sjellë më shumë tregti elektronike në platformat e saj.

WhatsApp Pay lejon përdoruesit të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla. Në janar, kryeshefi ekzekutiv Mark Zuckerberg përshkroi planet për të ofruar shërbimin në Indi, Indonezi dhe Meksikë.

Në blogun e tij, WhatsApp theksoi se zhvillimi ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të pagesave dixhitale në të gjitha platformat e Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!