Pas 24 ditësh qetësi, rikthehet koronavirusi në Zelandën e Re

schedule17:28 - 16 Qershor, 2020

schedule 17:28 - 16 Qershor, 2020

Pas 24 ditësh në qetsi në Zelandën e Re këtë të martë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus dy raste të reja. Mediat bëjnë me dije se rastet e reja janë dy gra, të cilat janë familje me njëra-tjetrën, kanë udhëtuar nga Britania e Madhe dhe ishin të pajisura me një leje të veçantë për të shkuar në funeralin e një të afërmi.

Nuk dihet nëse dy gratë janë me origjinë nga Britania e Madhe, nga Zelanda e Re apo nga ndonjë vend tjetër.Ndërkohë një javë më parë Zelanda e Re hoqi disa nga masat kufizuese, duke e shpallur vendin “të lirë nga virusi”.

Dy gratë, u testuan dje, ndërsa rezultati është bërë i ditur sot. Bashkë me dy rastet e fundit, numri total i rasteve me Covid-19 në Zelandën e Re ka shkuar në 1,506, ndërsa numri i viktimave është 22.

Zelanda e Re ka qenë një histori suksesi për mënyrën si menaxhoi virusin dhe masat e menjëhershme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!