Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi. Lajmi i bujshëm vjen nga Manuel Esteban Manolete, gazetari i spanjolles AS. Me anë të një postimi në “Twitter”, ai zbulon se Chelsea është gati të nisë sulmin për yllin portugez.
“Blutë e Londrës” pritet të paraqesin një ofertë prej 120 milion eurosh për të kthyer CR7 në Premier League, aty ku shkëlqeu me Manchester United në vitet 2003-2009. 35-vjeçari ndihet mirë në Torino dhe nuk ka ndonjë shkak për t’u larguar nga Serie A, por ai ka mbetur gjithmonë i lidhur me kampionatin anglez.
Frank Lampard e do në skuadër, Chelsea ka objektiva të mëdha për sezonin e ardhshëm, teksa pritet të shihet përgjigja e Juventusit. 120 milion euro për një 35-vjeçar nuk janë kurrë pak, pavarësisht se ai quhet Cristiano Ronaldo. /abcnews.al
Ahora en #Italia e #Inglaterra apuntan que el #Chelsea podría ofrecer 120 millones por #Cristiano y la #Juve lo mira con buenos ojos. Esta claro que el portugués dio en el #Madrid sus mejores momentos futbolísticos y ahora es el momento de buscar nuevos aires y sus buenos euros.
— Manolete (@AS_Manolete) June 15, 2020