Sekuestrohen 32 mijë euro në kufirin e Kapshticës, ndalohet 50 vjeçari

schedule08:42 - 16 Qershor, 2020

schedule 08:42 - 16 Qershor, 2020

Policia kufitare e Kapshticës ka bërë të mundur ndalimin e V.M, 50 vjeç pasi kishte të padeklaruara 32 mijë euro të cilat i mbante në çantën personale në tentativë për kalimin e kufirit.

Sasi e lekëve u konstatua pas kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të kufirit.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë

Policia Kufitare në Kapshticë parandaloi një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 32.000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet doganore dhe ato të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!